Ai është njëri ndër personazhet më interesante të shoubizit shqiptar, të cilin rrallë e shohim në televizione edhepse dikur ishte vet moderator në një radio dhe merret me këtë lloj punë.
Këngëtari Flori Mumajesi, është aq i zënë me koncerte e projekte muzikore, sa pak gjen kohë t’i shfaqë publikut një anë tjetër të tijën.
Këtë vit, në kuadër të skemës së re programore të televizionit Klan Kosova, Flori Mumajesi erdhi në emisionin Nd’rrimi i Natës si moderator, duke zëvendësuar Alaudin Hamitin.
Ndonëse Dinin e zëvendësoi në pozitën e tij, ai nuk mund t’iu shmangej pyetjeve interesante të rubrikës Kutia, që në kushte të tjera realizohet nga Liberta Spahiu.
E kësaj here ishte Dini ai që po ekzekutonte pyetjet, ndërsa Flori ishte “viktima” e Alaudinit në këtë rast!
Njëra nga pyetjet ishte se a i pëlqen më shumë ta lëmojnë, apo të lëmojë. E Flori si Flori, jep një përgjigje interesante!
NDIQENI FLORIN NË #Kutia!