Jennifer Aniston bën bujë me hapjen e Instagram-it

By

Jennifer Aniston është një prej aktoreve më të pëlqyera dhe shumë të dashura për publikun kudo në botë.

Që prej debutimit të saj në “Friends” aktoren e kemi parë kryesisht në role të zhanreve komedie. Edhe pse shumë e ndjekur dhe shumë e pëlqyer, Jennifer Aniston ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe jetës së zhurmshme që këto të japin.

Por për fansat e saj një super lajm i mirë vjen nga aktorja pasi sot ajo është anëtarja më e re e rrjetit të madh të përdoruesve të Instagram.

Vetëm në 8 orë, aktorja ka rreth 2 milionë ndjekës dhe në përshkrimin e bio-s në krye të profilit të saj, aktorja ka shkruar: “Miqtë më thërrasin Jen”.

Artikuj të ngjashëm