Rita Ora në top lista botërore, këngët e saja në mesin e vendeve të para (FOTO)

By

Viti 2017-të ishte shumë i suksesshëm për këngëtaren me prejardhje shqiptare.

Pas një kohe të gjatë, ajo publikoi dy këngë “Your Song” dhe “Anyëhere”, duke bërë zemrat e publikut per vete. Madje këtë vit, ajo shkëlqeu edhe si nikoqirja e MTV EMA, ku u transfofmua në pamje më shumë se 13-të herë.

Këngëtarja tani ka dhënë lajmin se do jetë pjesë e filmit të fundit të trilogjisë “Fifty Shades of Grey”, përkatësisht në filmin “Fifty Shades Freed”, me një pjesë muzikore e madje ka publikuar një insert nga kënga në profilin e saj në Instagram.

E përderisa do edhe ca ditë që filmi ta ketë premierën në Shkurt të këtij viti, Rita po del të jetë shumë e dëgjuar dhe në majë të toplistave në disa prej vendeve europiane.

Në Turqi radhitet e para dhe e katërta me këngën “For You” dhe “Anywhere”, ndërsa në edhe në Itunes kënga e saj është shndërruar në një hit botëror.

Edhe në Belgjikë ajo ndodhet në vendin e tretë dhe të katërt, pas Ed Sheeran dhe Eminem. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm