Të gjithë ne kemi nevojë për një partner si Tom Holland!

By

Tom Holland është i dashuruar mas Zendaya edhe pas kaq kohë lidhje.

Në episodin e së hënës të podcast-it Wondery Smartless, aktori i Spider-Man shpjegoi pse ai dhe Zendaya, janë kaq mirë së bashku. Sekreti pas lidhjes së tyre të veçantë? Të kuptuarit e njëri-tjetrit.

“Jam me fat që kam dikë si Zendaya në jetën time”, tha Holland. “Është interesante të jesh në një marrëdhënie romantike me dikë që është në të njëjtën barkë me ty”.

Ai vazhdoi: “Ju mund të ndani përvojat tuaja dhe të gjitha ato gjëra – dhe kjo ia vlen peshën e saj në ar”.

tom holland dhe zendaya

Më vonë në intervistë, Holland zbuloi se Zendaya ishte në të vërtetë dashuria e tij e famshme e fëmijërisë.

Holland gjithashtu foli kohët e fundit për rolin e privatësisë në marrëdhënien e tij me Zendaya. Ai vuri në dukje se ata jo vetëm që preferojnë ta mbajnë private, jetën e tyre personale, por janë edhe “dy njerëz shumë të zënë” në karrierën e tyre.

Holland tha: “Marrëdhënia jonë është diçka për të cilën ne jemi jashtëzakonisht mbrojtës dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë që të jetë e mundur. Ne nuk mendojmë se ia kemi borxh askujt, është gjëja jonë dhe nuk ka të bëjë me karrierën tonë”.

Zendaya i uron ditëlindjen të dashurit Tom Holland me foton

Në ditët e sotme, ajo nuk është vetëm e dashura e tij, por edhe partnerja e tij e preferuar e memeve.

“Ajo më dërgon shumë, është sikur nuk mund të vazhdoj,” tha Holland. “Unë e fshij Instagramin tim për ditë të tëra. E shkarkoj për të postuar dhe më pas duhet të kontrolloj mesazhet e mia dhe do të kem qindra e qindra e qindra gjëra prej saj.”

Artikuj të ngjashëm