“Jo të gjithë ne jemi të përkryer pa makeup dhe filtra, por…”, Adelina Tahiri ndan një mesazh mjaft domethënës

By

Këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri është gjithmonë afër ndjekësve të saj përmes rrjeteve sociale.

Adelina, shpeshherë ndan me ndjekësit e saj copëza nga jeta personale, këshilla e me radhë gjëra të tjera.

Së fundmi, këngëtarja bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku pati për të thënë diçka që po e mendonte që një kohë.

Adelina për videon e saj vendosi të dalë pa grim dhe ndonjë produkt tjetër në fytyrë dhe të flasë për të gjithë ato vajzat e reja që janë të obsesionuara ndaj makeup-it dhe filtrave.

Ajo ndau një mesazh motivimi për të gjithë që ta duam veten ashtu siç jemi, sepse rrjetet sociale si Instagrami nuk janë të vërteta dhe nuk duhet të obsesionohemi pas tyre.

“Jo të gjithë jemi të përkyer, por duajeni veten ashtu siç jeni. Ju dua shumë,” ishin fjalët përmbyllëse të Adelinës ndaj këtyre fjalëve motivuese.

Videot e plota mund t’i dëgjoni në postimet e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm