Java që lamë pas solli në “50-të pyetjet e Prive”, këngëtarin Yll Limani.
Ai përgjigjet në pyetjet interesante të Maki Bajramit me sinqeritet, ndërsa kësaj serie pyetjesh s’mund t’i ikte pak diskutim për ushqimin.
Ylli ka treguar se ëmbëlsira e tij e preferuar është ajo me banane, ndërsa më së shumti nga ushqimet e pëlqen piten me lakra.
Por janë “dollmat” apo specat e mbushur ato që ai i urren nga menyja që servohet në tryezat tona!
Ndiqeni të plotë intervistën e Yllit!