Platforma “Artmotion” ka marrë ekskluzivitetin edhe të rreth 40 kanaleve televizive, njofton Klan Kosova.
“Kemi arritur marrëveshjen që të sigurojmë të drejtat ekskluzive për të gjithë abonuesit e Artmotion – ata do të mund t’i ndjekin kanalet turke vetëm në kanalin tonë”, ka thënë Hamiti në një konferencë për media.
Ai ka bërë më dije se në këtë platformën e tyre do të shihet edhe Alsati i Maqedonisë.
“Çmimet nuk do të ndryshojnë, kanalet po rriten”.
Drejtori i Artmotion tha ndër të tjera se gjatë 15 muajve punë kanë krijuar edhe 14 kanale vetanake, duke bërë kështu edhe diferencën ndaj platformave tjera.
Numri i kanaleve përafërsisht shkon në 250.
Ndërsa shume shpejt platforma më atraktive në vend do të bëhet edhe me aplikacion në telefon.