Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Aty një turk, shtetas zviceran ka humbur jetën kur me veturën e shokut të tij ka goditur një shtyllë.
Fjala ishte për menaxherin e reperit Azet, Sefa Kaya, i cili erdhi në Kosovë për t’i kryer datat e koncerteve për reperin.
Të gjitha detajet ua sjell kronika e përgatitur nga Flamur Gajtani.