Të famshmit shqiptarë që zbuluan fobitë e tyre

By

Gjatë intervistave në Prive, shumë të famshëm zbuluan edhe frikërat e tyre më të paarsyeshme – fobitë.

Gent Fatali

Reperi Gent Fatali teksa zbulon 10gjërat që nuk i dinim për të, zbulon edhe fobinë e tij. Frika të cilën e përshkruan reperi nga paternat që përsëriten dhe ato i që ngjajnë vrimave të shumta quhet Tripofobi (Trypofobia) dhe një përkufizim i shpejtë do të ishte:

“Trypofobia është një neveri ose frikë nga grupimet e vrimave, gungave apo paternave të vogla. Kur njerëzit shohin këtë lloj grupi, ata shfaqin simptoma të neveritjes ose frikës. Shembuj të objekteve që mund të shkaktojnë një përgjigje të frikës përfshijnë bishtajat e farave ose kosherja e bletëve. “

Dani

Në intervistën 60 sekondëshe për Prive, Dani zbuloi që ai ka pak frikë nga aeroplanët. Ai po ashtu thotë se kjo frikë i ishte shfaqur me moshën.

Greta Koci

Mausofobia është njëra nga fobitë më të zakonshme në botë. Jo pak njerëz kanë frikë nga miu dhe s’e durojnë dot as idenë që ai mund të jetë prezent në ndonjë ambient ku mund të ketë potencialisht minj.

Një fobi të tillë e ka edhe këngëtarja Greta Koci, e cila këtë e ka rrëfyer në Instagramin e saj, përmes një seksioni të ri pyetje përgjigjesh që ky rrjet social sapo ka lansuar.

Ronela Hajati

Ka shumë e shumë njerëz në botë që vuajnë nga frika prej lartësive, dhe zor se i menaxhojnë emocionet kur ndodhen pranë vendeve të larta.

Ndër ta është edhe këngëtarja e famshme shqiptare Ronela Hajati, e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj frikën më të madhe që ka.

Orinda Huta

Ajo ka frikë të madhe nga zvarranikët dhe këtë e pranoi në Prive. Moderatorja e këngëtarja e famshme shqiptare Orinda Huta, tregoi 10-të gjëra që s’i kemi ditur për të në emisionin Prive, dhe ndër to, siç bëjnë edhe shumë yje të tjerë ajo e tregoi fobinë më të madhe që ka në jetë.

Blero

Fobia nga lartësitë quhet akrofobia dhe me miliona njerëz në botë vuajnë nga kjo fobi. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe këngëtari i njohur kosovar Blero, i cili këtë e tregoi në intervistë për Prive, duke rrëfyer 10-të gjërat që s’i kemi ditur për të. Këngëtari ka folur për këtë fobi, duke thënë se megjithëse frikësohet shumë nga lartësitë, atij i bie shpesh të përballet me fobinë më të madhe.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm