Të famshmit shqiptarë me orë luksoze që kushtojnë më shumë se një shtëpi

By

Nuk është asgjë e re që të famshmit tanë të vishen me marka luksoze e të shtrenjta, e në fund të fundit ata kanë një reputacion për të mbajtur.

Ajo cka na bie në sy janë orët nga markat më luksoze në botë e që të famshmit tanë fare lehtë i rrotullojnë në kycin e dorës.

Prive sjell disa nga ta që kanë orë që kushtojnë sa një shtëpi:

Ledri Vula është dalluar gjithmonë për veshjet e tij të shtrenjta. Ora “Rolex Yacht Master II” e tij kushton 17,150 euro.

Aktori shqiptar Blerim Destani ka demonstruar gjithmonë se është i fiksuar pas orëve të shtrenjta dhe ka jo vetëm një, por disa ora të shtrenjta. Ora e tij më e shtrenjtë kushton 145,000 euro dhe është e firmës “Richard Mille, Bubba Watson White Ceramic Watch”.

Getoar Selimi është i fiksuar jo vetëm pas këmishëve të shtrenjta, por edhe pas orëve. Reperi shqiptar mban në dorën e tij një orë “Hublot Big Bang” që kushton 32,000 euro.

Ora më e shtrenjtë e reperit të njohur Noizy është “Audemars Piguet, Royal Oak Chronograph” që kushton 113,475 euro.

Loredana, reperja shqiptare nuk ka se si mos të ketë një orë të shtrenjtë të markës “Rolex, DayDate 36” e që kushton 26,000 euro.

Reperi shqiptar Mozzik në dorë mban një orë të firmës “Rolex Day Date 40” e që kushton 31,900 euro. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm