Të famshmit shqiptarë ju urojnë fëmijëve 1 Qershorin

By

Dita e Fëmijëve është një datë përkujtimore që festohet çdo vit për nder të fëmijëve. Në vitin 1925, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shpall për herë të parë në Gjenevë gjatë Konferencës Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve. Që atëherë, ajo festohet në 1 qershor në shumë vende të botës.

Pas konferencës, disa qeveri në mbarë botën caktuan një ditë si Ditën e Fëmijëve për të nxjerrë në pah çështjet e fëmijëve. Nuk ishte rekomanduar ndonjë datë specifike, kështu që vendet përdornin çfarëdo dite ishte më e rëndësishme për kulturën e tyre.

Mirëpo në Kosovë, dita e fëmijëve festohet më 1 Qershor, dhe të famshmit uruan fëmijët e tyre dhe të mbarë botës duke i dëshiruar të gjithë fëmijëve shëndet, lumturi dhe suksese.

Korab Shaqiri postoi në llogarinë e tij një video të djalit të tij duke i uruar atij dhe gjithë fëmijëve 1 qershorin.

Zaimina Vasjari uroi ditën e fëmijëve me një vjershë të shkrimtarit Naim Frashëri.

View this post on Instagram

Lerini te gjithe te vijne Te vegjelit prane meje Ah, mos i beni te qajne Kurre te mos mallengjehen Syte ulur te mos mbajne Dhe te meken e te ndehen Por te qeshin, te nxitojne Te bredhin e te gezojne Te prehen e te kendojne E kurre te mos mendohen. Me vjen keq t'u mardhe dora e faqja bukuroshe Kur bie e shkreta debore Dhe kembeza vogeloshe Me k'ënda t'u mbaj ne duar…. N'ate sy kurre mos shtjere Lotin e hidhur e te shkrete Dhe mos e lere te bjere Po falu ne buzet, gaz Dhe ne sythit bukurine E rriti caze nga caze Duke u dhene urtesine. Epu jetezen e gjate Edhe mos i lere kurre Pa memeze e pa ate Dhe ne brenge e te semure s'mund t'i shohe te mallengjyer a te varfer a te mjere! Dhe te grisur e te shqyer kurre, kurre mos i lere! Falu gjithe miresite Te rrojen me nder ne jete te mesojne diturite Te behen te vertete Te nderojne memedhene Vlerat t'ja lartesojen Mbi gjithe boten ta ngrene Si lule ta zbukurojne!! Naim Frasheri Gezuar 1 Qershorin Princesha ime!

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari) on

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i uruan fëmijjëve të gjithë botës 1 Qershorin.

Elita Rudi postoi një fotografi të djalit të saj Zërit për t’i uruar të gjithë fëmijët.

Yllka Kuqi postoi një fotografi të vogëlushes së saj duke uruar që çdo fëmijë të rritet me dashuri dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj postuan fotografi së bashku me Ajkën në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram. Ata urojnë të gjithë vogëlushët që sjellin ngrohtësi në jetët tona. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm