Të famshmit që u bënë target i sulmeve kibernetike

By

Jo para shumë kohësh reperët Fero dhe S4MM ranë pre e sulmeve kibernetike. Hakerët kishin targetuar llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Mirëpo, hakerët po kërcënojnë edhe yje të mëdha botërore.

Drake, Lady Gaga dhe The Weeknd ndoshta po përballen me një shkelje masive të informacionit të tyre personal: Një firmë ligjore që përfaqëson artistët, si dhe muzikantë të tjerë të mëdhenj, u raportua se u hakua këtë javë. Hakerat po kërkojnë një shumë të madhe parash dhe kërcënojnë të lëshojnë informacionet personale të artistëve.

Grubman Shire Meiselas & Sacks ishte hakuar kohët e fundit, sipas një raporti nga Page Six. Uebfaqja e firmës është në rregull dhe hakerat dyshohet se mbajnë mbi 756 gigabajt të të dhënave nga artistët e saj, përfshirë kontratat, marrëveshjet e miratimit, emailet personale dhe detaje të tjera personale. Informacioni raportohet se po mbahet në çmim prej 21 milionë dollarë, pasi ata kërcënojnë të bëjnë publike “detaje personale” që kanë të bëjnë me Gaga, Elton John, Barbra Streisand, dhe më shumë.

Siç thotë një raport nga Complex, një përfaqësues i një firme konfirmoi hakimin dhe u ka bërë thirrje “ekspertëve” për ndihmë: “Ne mund të konfirmojmë se jemi viktimizuar nga një sulm në internet. Ne kemi njoftuar klientët dhe stafin tonë. Ne kemi punësuar ekspertë të botës, të cilët specializohen në këtë fushë, dhe ne po punojmë tërë kohën për të adresuar këto çështje. ” Ata ekspertë përfshijnë FBI, të cilët thuhet se kanë identifikuar hakerat si REvil ose Sodinokibi.

Firma juridike gjithashtu vuri në dukje se ata nuk ishin të vetmit që u viktimizuan nga të njëjtët hakerë. Një përfaqësues deklaroi se HBO, Zoom dhe sistemi gjyqësor i Teksasit të gjithë janë goditur me një shkelje shumë të ngjashme të të dhënave, duke e quajtur atë një “skemë globale për grabitje”.

Burimi: Uproxx

Artikuj të ngjashëm