Të famshmit që folën hapur për problemet e tyre me shëndetin mendor

By

Viteve të fundit, gjithnjë e më shumë të famshëm kanë folur hapur për betejat e tyre me çështjet e shëndetit mendor.

Këta yje kanë qenë të guximshëm dhe transparent për përvojat e tyre me ankthin, depresionin, tendencat e vetëvrasjes, çrregullime e të ngrënit dhe më shumë.

Selena Gomez

“U largova për 90 ditë dhe kjo ishte gjëja më e mirë që kam bërë,” tha Selena për inStyle në vitin 2017. “Nuk kisha telefon, asgjë dhe isha e frikësuar. Por ishte e mrekullueshme dhe mësova shumë. Isha në një fshat dhe nuk rregulloja as flokët; merresha me kalërim që ishte shumë bukur. Natyrisht ishte e vështirë. Por e dija se çka po më thoshte zemra dhe thashë me vete ‘Në rregull, kjo më ka ndihmuar që të bëhem më e fortë për njerëzit e tjerë.’”

Image result for selena gomez

Sophie Turner

“Është e çuditshme. Nuk isha shumë e depresionuar kur isha më e re, por mendoja shumë për vetëvrasjen,” tha ylli i “Game of Thrones” për Dr.Phil. “Ndoshta ishte një fasinim i çuditshëm që kisha me vetëvrasjen, por nuk e besoj që do ta kisha bërë ndonjëherë. Nuk e di.”

Image result for sophie turner

Justin Bieber

“Doja vetëm të ju lajmëroja se ajo çfarë po kaloj tani, të rezonojë me ju. Po heq shumë. Po ndihem i distancuar dhe çuditshëm. Gjithnjë më kalon dhe nuk jam i merakosur, por dua që të gjithë ju të thoni një lutje për mua. Zoti është i mëshirshëm dhe pranon lutjet e juaja.” shkroi Justin Bieber në Instagramin e tij për shëndetin e tij mendor.

Miley Cyrus

“Depresioni është më serioz se sa njerëzit e kuptojnë të jetë. Njerëzit nuk dinë të tregojnë se janë në depresion – vetëm e dinë se është në rregull të ndihesh i mërzitur. Kalova një periudhë kur isha me të vërtetë në depresion. Mbyllesha në dhomë dhe babai im detyrohej ta thyente derën. Nuk isha në depresion për shkak të gjërave që njerëzit mendonin për mua. Isha thjesht në depresion.” tha Miley për Elle.

 

Artikuj të ngjashëm