Të famshmit kosovarë u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ndaj COVID-19 (VIDEO)

By

Një numër i madh i figurave publike kanë nisur të bëhen pjesë e fushatës sensibilizuese për vaksinim ndaj COVID-19.

Bashkë me personelin shëndetësor edhe artistë e profesionistë të fushave të ndryshme janë bërë bashkë për t’ju bërë thirrje qytetarëve që të imunizohen, njofton Klan Kosova.

Në projektin e Ministrisë së Shëndetësisë janë përfshirë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gazetari Enver Robelli, analisti Rron Gjonovci dhe këngëtaret Shyhrete Behluli dhe Dafina Zeqiri.

Pjesëmarrja e figurave publike në këto fushata sipas sociologut, Blerim Shabani, janë pozitive ngase kanë impakt tek ndjekësit e tyre.

Nga Ministria e Shëndetësisë, u deklaruan se të gjithë po marrin pjesë në mënyrë vullnetare, pa pagesë.

 

 

Artikuj të ngjashëm