Të famshmit bashkëndjejnë me tragjedinë në spitalin e Tetovës

By

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në spitalin për COVID në Tetovë, ka shkuar në 14.

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media, thotë se për kryerjen e hetimeve në lidhje me rastin tragjik në Tetovë janë angazhuar pesë prokurorë.

Nga Prokuroria thonë se për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

Maqedonia e Veriut do të mbajë tre ditë zie kombëtare për tragjedinë në spitalin e Tetovës, ku deri tani janë konfirmuar 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Për rastin tragjik kanë reaguar edhe një mori të famshmish me anë të postimeve në rrjete sociale.

Reperi nga Tetova, S4MM ka reaguar në momentet e para të tragjedisë. Të tjerë si Capital T, Kida, Besa Kokëdhima, Ana Kauri, Dhurata Dora, Ledri, Rina Balaj, Kida kanë ndarë postime në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm