Të famshmet e Hollywood-it nuk mund të ndalojnë së veshuri këtë ngjyrë për vjeshtë

By

Kur Kate Middleton dhe Amal Clooney veshin të njëjtën ngjyrë të mrekullueshme dhe të guximshme në të njëjtën javë, ne nuk mund të mos ta vërejmë.

Kate Middleton dhe Amal Clooney janë padyshim dy nga personazhet e famshëm më të spikatur dhe të dashur në Hollywood.

Pra, është e padyshimtë që kur këto zonja veshin një jeshile emerald për vjeshtë edhe ne duam të veshim një të tillë.

Ndërsa shumica e botës së modës ka quajtur nuancat e errëta dhe ngjyra të errëta si elementë kryesor për sezonin e vjeshtës dhe dimrit, ne nuk mund mos e duam këtë ngjyrë që të dy këto të famshme zgjodhën.

Image result for kate middleton teal dress

Kur Duka dhe Dukesha e Cembridge kohët e fundit vizituan Qendrën Aga Khan në Londër, Kate dukej mahnitëse me një fustan të gjatë jeshil nga ARoss Girl x Soler.

Amal Clooney dukej po aq e mrekullueshme në një gala të organizuar nga Shoqata Amerikane e Drejtësisë Ndërkombëtare, në të cilën ajo mori pjesë me burrin George Clooney ndërsa kishte veshur një set dy copash me të njejtën ngjyrë nga Zac Posen.\

Image result for amal clooney in zac posen teal dress

Nëse dëshironi ta provoni këtë ngjyrë të Kate dhe Amal, ne gjetëm pesë fustane të mrekullueshme në këtë ngjyrë të spikatur.  Këto veshje mund të vishen në zyrë, një rast special ose kudo tjetër, mundësitë janë të pafundme.

Shkoni poshtë për të blerë pesë veshjet tona të preferuara.

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm