Këngëtarja Elvana Gjata në kapitullin e ri të jetës së saj ka qenë vazhdimisht në lëvizje.
Brenda ditës mund ta kemi parë në Shqipëri dhe Greqi, të nesërmen në Gjermani e pa humbur kohë edhe në Los Angeles.
Sidoqoftë, një gjë nuk ndryshon për Elvanën – mënyra se si kalon ditën e Dielë.
Kudo që është, këngëtarja ndan kohë për të marrë pjesë në meshën e së Dielës duke dëshmuar në këtë formë lidhjen e veçantë me religjionin të cilit i përket dhe Zotit në përgjithësi.
Kujtojmë se në planin artistik, shumë shpejt pritet këngë e re për tregun ndërkombëtar që në fakt do jetë bashkëpunim. /Prive.al