Çmimi po rritet: Për ta dëgjuar live Dua Lipën, kaq duhet të paguani një biletë!

By

Për një kohë shumë të shkurtër ajo arriti suksese të jashtëzakonshme.

Dua Lipa e nisi karrierën ndërkombëtare duke u shndërruar në një yll të padiskutueshëm botëror. E tani, për të qenë pjesë e publikut në një koncert të sajin, edhe xhepin duhet ta kesh të majmë.

Këngët e saja mund t’i dëgjosh në Youtube e t’i shijosh edhe falas, por një performacë ballë për ballë e Duas tani kushton goxha shumë.

këngëtarja ka publikuar datat e turit që do të vijojë deri në verë, pjesë e së cilit do të jetë edhe Prishtina. Dua do të performojë në gusht në vendlindjen e saj, por një biletë e koncertit të këngëtares në Singapor, kap shifra goxha të larta.

Për ta dëgjuar Dua Lipën në këtë vend, fansat e saj është dashur të paguajnë deri në 1300 dollarë për një biletë, e sipas asaj që Dua ka publikuar në Instagram, të gjitha biletat janë shitur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm