Gati dy javë para ditëlindjes, Tayna veç ka nisur të pranojë dhurata.
Reperja shqiptare shumë e famshme, ka treguar përmes Instagramit se menaxheri i saj Rinor Hykolli, i ka blerë asaj një orë të markës Rolex e që kushtojnë goxha shumë.
Tayna feston ditëlindjen më 14 dhjetor.
Kujtojmë se artistja para pak ditësh bëri një thirrje telefonike live në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin për të treguar se të ardhurat nga një koncert i saj do t’i shkojnë familjes Abazi nga Gjilani e cila humbi dy djemtë në tërmetin që ndodhi të martën në Shqipëri./Prive.al