Kënga e preferuar e përfaqësuesit të Zvicrës në Eurovision është ajo e Arilenës

By

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zvicran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.

Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për konkursin e këngëve në “Eurovision”.

Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë garë.

Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit, shkruan Eurovision.Tv.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë.

Në një klip të shkurtër të postuar nga llogaria e @eurovision.kosova në Instagram, këngëtari shqiptar tregon se kënga favorite e tij është ajo e Shqipërisë nga Arilena Ara “Fall from the Sky”. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm