Pas katër këngëve shumë të suksesshme, Tayna po mendohet nëse radha është për një album.
Kjo erdhi pasi dikush prej fansave e pyeti në Instagram ‘a don me qit ni album’.
Rep-artistja nuk konfirmoi asgjë megjithatë po mendohet nëse koha është tani.
Kënga e saj e fundit është ‘Doruntina’ një projekt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga ajo.
Ua kujtojmë që Tayna u bë e njohur me këngën ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom./Prive.al