Tayna e ka zbuluar emrin e një reperi shqiptar i cili është në kërkim të një nuseje.
Bëhet fjalë për Finem, reperin i cili u bë i famshëm me këngën “Benzi” e më pas nënshkroi kontratë me kompaninë nga e cila menaxhohet edhe Tayna.
Ndërsa reperja ka kërkuar nga ndjekësit e saj t’i dërgojnë video teksa këndojnë këngën e saj të re, reperi në fjalë i tha asaj t’i shkruante emrat e femrave, meqenëse të gjitha ishin të gjinisë femërore.
“Vëmendje vajza të bukura. Finem kërkon nuse”, ka shkruar reperja teksa ka publikuar bisedën private me artistin nga Shqipëria.
Ndryshe, nëse nuk e dini nesër pritet të dalë kënga e re e Finem ndërsa Tayna po shijon suksesin me “Sicko” që ka arritur miliona klikime për pak ditë./Prive.al