Taylor Swift thyen një tjetër rekord me koncertin e saj

By

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift të premten mbrëma mbajti një koncert në Edinburg para 73 mijë njerëzve, duke e bërë atë koncert më të ndjekur në historinë e kryeqytetit të Skocisë.

Si pjesë e turneut të saj “Eras”, Swift këndoi disa nga hitet e saj më të vjetra para një publiku skocez, por performanca më dramatike në skenë erdhi në një muzikal të vogël me këngën e saj të re “The Tortured Poets Department”, raporton Times.

The Times thekson se Swift dukej magjepsëse, por jo shumë, gjë që e bëri më të lehtë për publikun ta imitonte atë, duke veshur kostume shumëngjyrëshe dhe me shkëlqim.

Artikuj të ngjashëm