Kosova, Shqipëria, vendet ku jetojnë shqiptarët në Europë dhe eventualisht një dalje përtej oqeanit në Amerikë për diasporën tonë.
Këto janë destinacionet që në shumicën dërmuese të rasteve zënë vend në agjendën e artistëve shqiptarë.
Por, Dren Abazi ka kaluar në një tjetër nivel duke arritur të ketë data në Brazilin e largët. Po,po! Në Brazil.
Këngëtari i njohur me 27 e 28 Tetor ka të caktuar dy mbrëmje muzikore në Sao Paolo e Rio De Janiero live me Zig Zag Orkestrën.
I kontaktuar nga Prive, Dreni ka zbuluar se atje do qëndrojë nga 26 Tetor deri me 10 Nëntor teksa ka edhe disa data të tjera që mbeten për t’u konfirmuar.
E udhëtimit në fjalë duket se i erdhi dita pasi Dreni sot publikoi një fotografi nga aeroporti i Mynihut teksa shiheshin dokumentacioni dhe biletat e fluturimit për në tokën e Amerikës Latine.
Kjo është hera e parë që artistë shqiptarë arrijnë të zhvillojnë koncerte në Brazil. /Prive.al/