Del trailer: Blerim Destani në projekt krah titanëve të kinematografisë

By

Kohë më parë u bë e ditur se aktori Blerim Destani do të jetë në një projekt të përbashkët kinematografik me ikona si Robert De Niro dhe Morgan Freeman.

Filmi titullohet “The comeback trail” dhe është një ripërpunim i filimit të vitit 1982 me po të njëjtin titull.

Ngjarja që trajtohet lidhet me dy regjisorë filmash të cilët përfshihen në një skemë mashtrimi për të përfituar para për të paguar disa borxhe. Në fund, përfitojnë më shumë nga ç’kanë pritur.

Teksa premiera e filmit po afrohet (13 nëntor), Destani tashmë ka publikuar trailer-in, pa dyshim krenar dhe shumë i gëzuar që është pjesë e një projekti me titanë të kinematografisë si De Niro dhe Freeman ./Prive.al

Artikuj të ngjashëm