Para pak ditësh, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” Mevlani dhe Aristela publikuan një foto nga i njëjti shtrat.
Ishte Mevlani që publikoi foton e mëposhtme ku shfaqet i shtrirë dhe i mbështetur në prehrin e ish-konkurrentes.
Kjo mjaftoi që shumë ndjekës të aludonin në një lidhje ose afërsi më të madhe mes dyshes.
Por, fansave që bënin tifo për Mevlanin dhe Ledjanën nuk duket se iu ka pëlqyer ky fakt. Madje Ledjana ka hasur edhe në komente ofenduese drejt Mevlanit, dhe ajo kërkon që ofendimet të ndalen.
“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkroi Ledjana në një postim.