Kërkoi falje pasi acaroi shtetasit e saj, Miss Serbia pozon sërish me shqiponjën dy-krenare

By

Valentina Petroviq tregoi sërish shqiponjën dykrenare teksa pozonte me një shqiptare dhe pasi u mor vendimi për ta skualifikuar nga gara e mëtejshme.

Lajmi se miss-i serb Valentina Petrović ka pozuar në garë, duke shfaqur shqiponjën me dy krerë, jehoi si bombë tek shtetasit e saj. Pas kësaj, ajo u betua në intelektin e saj, duke pretenduar se gjithçka që bënte ishte e pavetëdijshme dhe se ajo, gjoja, nuk e dinte se çfarë përfaqësonte në të vërtetë një shqiponjë dykrenare.

Miss Serbia pendohet për shqiponjën që bëri: “Rashë në grackë”

Valentina ka përfaqësuar vendin e saj Serbinë në konkursin Miss dhe me atë rast përveç vetes duket se ka vënë në siklet edhe familjen e saj, por edhe njerëzit që i kanë besuar.

Për t’i bërë gjërat edhe më serioze, babai i Valentinës, Aleksandar Petroviq, ka folur për Republika.rs dhe ka treguar se ka qenë i pari që ka shkuar në luftë me Kosovën, se është tronditur nga gjesti i vajzës së tij, por që ajo nuk e ka bërë me qëllim

Në Instagram është shfaqur një foto e re, në të cilën Valentina shihet në një dhomë hoteli, në një shtrat, me dy vajza të tjera, njëra prej të cilave është shqiptare dhe kanë publikuar një foto në të cilën kanë demonstruar shqiponjën dykrenare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm