Tani janë ribashkuar – pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dikur kishin anuluar dasmën?

By

Sipas aludimeve, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë duke u ribashkuar, dy dekada pasi përjetuan romancë mes vete.

Por, një pjesë e madhe e fansave të tyre kanë hamendësime së përse dyshja u nda atëkohë, shkruan Mirror.

Duke u bazuar në fejesën e tyre në nëntor të vitit 2002, Ben dhe Jen kaluan vetëm 18 muaj së bashku.

Raportimet thonë se romanca e tyre mori fund për shkak të presionit të madh të mediave, duke bërë që ata të anulojnë dasmën në shtator të vitit 2003.

Një vendim i tillë erdhi tre ditë pas planifikimeve që ish-çifti kishte bërë atëkohë.

Palët pas anulimit të dasmës kishin dalë edhe publikisht për t’u deklaruar për fansat e tyre.

“Derisa po vërejmë presionin e madh të mediave drejt martesës sonë, ne jemi duke e shtyrë për një datë tjetër”, ishin shprehur ata.

Në vitin 2004 u bë publike që dyshja më as edhe nuk flisnin, një burim afër këngëtares kishte kërkuar që të respektohet privatësia e saj.

Teksa katër vite më vonë Ben tha se e kishin përshpejtuar ecurinë e lidhjes, Jennifer më 2016 u shpreh se kishte tendenca ta bënte lidhjen publike.

Palët përndryshe tani janë në qendër të vëmendjes, pasi janë duke u parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Aktori është fotografuar në Kaliforni muajin e kaluar, afër shtëpisë së artistes, kurse u larguan me makinë së bashku.

Në anën tjetër Lopez sapo është ndarë nga ish-i fejuari Alex Rodriguez.

Artikuj të ngjashëm