Talebani afgan që ‘kompleksoi’ dizajnerët e modës

By

Zhvillimet politike në Afganistan kanë qenë kryetemë e ditëve të fundit në fushën e lajmeve nga bota.

Rikthimi i talebanëve në pushtet pas dy dekadash është një zhvillim i rëndë i cili po shërben për shumë lajme.

Por, një taleban është bërë objekt komenti edhe nga mediat rozë.

Kjo për shkak të stilit të tij.

Prej dy ditësh, po qarkullon në rrjet veshja e një pjesëtari të grupeve talebane e cilaështë tërësisht atipike dhe shumë e shtrenjtë.

Në rrjet është bërë kalkulim i dukjes së tij, nga fustani Gucci tek syzet dhe atletet që në total tejkalojnë vlerën e rreth 8 mijë eurove.

Veshja i ka rënë në sy edhe dizejnatorit Valdrin Sahiti.

“Nga fustani Gucci tek qorapet Beymen. Ushtari afgan taleban me pamje 10 mijë dollarëshe” – është shprehur ai. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm