Sylvester Stallone siguroi se divorci me Jennifer Flavin nuk ka të bëjë me qenin e tyre Rottweiler Dwight, thjesht, tha ai, çifti nuk e kuptonin më njëri-tjetrin.
Ylli i filmit Rocky foli me gazetarin e TMZ dhe sqaroi versionin e ndarjes së tyre për shkak të qenit të tyre.
“Ne nuk e përfunduam marrëdhënien me një argument kaq të parëndësishëm.”
Ylli i “Rocky” thotë: “Ne thjesht shkuam në drejtime të ndryshme”, duke shtuar: “Kam respektin më të lartë për Jennifer. Unë gjithmonë do ta dua atë. Ajo është një grua e mahnitshme. Ajo është qenia më e bukur njerëzore që kam takuar ndonjëherë.”
Historia e dashurisë mes Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin mori fund. Pas 25 vitesh martesë, gruaja e aktorit vendosi të bëjë kërkesë për ndarje në një qark të Floridës. Flavin akuzon aktorin se ka lëvizur asetet nga fondet martesore. /Prive.al