Pak ditë më parë, Prive.al ju njoftoi mbi rikthimin në ‘lojë’ të menaxherit të suksesshëm Faton Shoshi.
Indikacionet u dhanë përmes rrjeteve sociale.
E duket se Shoshi nuk do vonojë që të trazojë ujërat në estradën shqiptare.
Menaxheri i njohur që ka qenë përkrah periudhave më të suksesshme të karrierës së disa prej artistëve më të njohur shqiptar, do jetë pjesë e SBS Entertainment.
“Mirë se vjen në shtëpinë SBS. Partneri im i ri” – është shprehur Jetmir Agaj.
SBS njihet si shtëpia e hiteve më të mëdha muzikore dhe artistëve me ngjitjen më të shpejtë të viteve të fundit.
Me bashkimin e forcave me menaxherin Faton Shoshi, tandemi pritet ta shpiejë këtë kompani në nivele edhe më të larta.
Tik, tak. Koha erdhi! /prive.al