Surprizon Miriam Cani: Jep lajmin që të gjithë po prisnin

By

Ata janë padyshim një prej çifteve më të adhuruar të shoubiz-it shqiptar, me mijëra fansa që presin me padurim të mësojnë lajme të reja në lidhje me ta. Dhe e reja e fundit që bëri të ditur Miriam Cani me siguri do të gëzojë së tepërmi shumë prej tyre.

E ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’, Miriami rrëfeu më në fund se ajo dhe Alban Skënderaj nuk e kanë eliminuar mundësinë e të bërit një dasmë.

“Të lutem mos e prek këtë temë. Është temë shumë delikate. E kemi diskutuar shumë herë këto vite, por në radhë të parë duhet të gjejmë kohën sepse me angazhimet profesionale dhe pastaj me ardhjen e Amelisë s’na shkonte ndërmend.”- u shpreh Cani, pasi u pyet nga moderatori Eno Popi nëse ajo dhe Albani do të bënin një dasmë.

‘Ne jemi tipa pak të tërhequr, por një gjë është e sigurt, një ditë do ndodhë. Kur të na vijë natyrshëm do e bëjmë, pa planifikime.’- u shpreh këngëtarja, e cila tashmë po përgatitet për spektaklin ‘The Voice Kids’ ku do të jetë në rolin e trajneres./Xing.al

Artikuj të ngjashëm