Festë te Haradinajt: Anita feston 37 vjetorin e lindjes, Ramushi i jep puthjen pasionante (FOTO)

By

Pas shumë sfidash që ata patën, tani më në fund kanë arsye të madhe për festë në familje.

Moderatorja kosovare Anita Haradinaj, ka festuar mbrëmë 37 vjetorin e lindjes në mes miqsh e familjarësh, e sigurisht pranë saj ishte kryeministri Ramush Haradinaj.

Dyshja që janë martuar para 13 vitesh, kanë tre fëmijë së bashku, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe martesë, ata kanë pasur plot sfida përballë, marrë parasysh gjykimet e Haradinajt e arrestimet e tij në Francë e Slloveni.

Por mbrëmja e kaluar ka qenë magjike për çiftin. Në një ambient të dekoruar bukur, Anita ka festuar ditëlindjen e ajo që theksohet është buqeta e trëndafilave të kuq që kryeministri ka përgatitur për të. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm