Përderisa motra e saj Marina Vjollca po ikën nga Top Channel në TV Klan për një projekt të ri televiziv, Luana Vjollca mbetet në të njëjtin medium ku edhe e nisi karrierën.
Bukuroshja e cila së fundmi përveç moderimit po merret edhe me muzikë, do të nis një emision të ri në Top Channel.
Se për çfarë bëhet fjalë ajo nuk e ka bërë me dije, përpos që në profilin e saj në Instagram, ka publikuar një video si lloj promo ku shfaqet super seksi në një fustan ngjyrë metali, në një sfond të bardhë.
“S’do shihni asgjë tjetër”, thotë ajo, ndërsa nuk e bën të qartë se çfarë po u sjellë shqiptarëve në ekranet e tyre. /Prive.al