Enca krejtësisht ndryshe për klipin me Don Phenom, s’do ta njihni (FOTO)

By

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në publikimin e bashkëpunimit shumë të përfolur mes Encës dhe reperit Don Phenom.

Kënga e cila titullohet ‘Kujt po i han’ është gati dhe këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja pasi postoi një fotografi në Instagram duke na treguar njërën pamje të klipit.

Ajo shihet me flokë të kuqe e cila është një parukë të kombinuar me një fustan ngjyrë neoni.

‘A jeni gati’ ka shkruar artistja duke bërë me dije se brenda këtij muaji do të publikohet dueti i parë mes këtyre dy artistëve.

Kujtojmë që Enca këtë muaj solli edhe një këngë solo me videoklip me titull ‘Rendez Vous’ e cila padyshim se u mirëprit nga fansat e saj./Prive.al

View this post on Instagram

A jeni gati? 🌪 #KUJTPOIHAN

A post shared by ENCA (@enca) on

Artikuj të ngjashëm