Prezantuesja e njohur për publikun shqiptar dhe shumë e dashur, po martohet së shpejti.
Bëhet fjalë për Jonida Vokshin.
Gjatë një paraqitje në emisionin “Xing me Ermalin”, ajo foli për herë të parë për romancën e saj me aktorin/producentin shumë të njohur.
Por jo vetëm kaq.
Ajo po martohet dhe së shpejti do të kemi një dasmë.
“Unë me të jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit të serialit. Kemi qenë në fillim miq, dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Si dy të dashuruar, do vijë një moment që do konkludohet dashuria. Qe si një lloj dashurie me shikim të parë, ka qenë një lloj shkëndije si ajo e një dashurie me shikim të parë”, tha ajo.
Jonida po martohet me Besnik Krapin.