Sot, Erion Veliaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se Dua Lipa është rikthyer në Tiranë.
Ajo dhe e gjithë familja e saj së bashku me të dashurin, Anwar Hadid u mirëpritën nga krybashkiaku i Tiranës.
Në shenjë mirënjohje për sukseset, asaj i është dhuruar një targë shqiptare nën emrin “DUA 100 Tr’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar.
Ndërkohë, ajo i dhuroi kryetarit Veliaj albumin e saj “Future Nostalgia” me autograf. /Prive.al