Amerika e më saktësisht New Yorku tash e një kohë është shndërruar në shtëpinë e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.
Krahas angazhimeve dhe punëve në muzikë ajo pjesën tjetër po e kalon pranë të dashurit të saj Jose me të cilin edhe po qëndron aktualisht në të njejtin vend.
E sigurisht afrimiteti i madh bën që mes tyre shpeshherë të ndodhin edhe dhurata të shumta teksa një e tillë ndodhi disa ditë më parë kur ai i bleu këngëtares një ‘Nintento’ për të cilën Duffye u gëzua mjaft teksa publikoi edhe një fotografi nga ajo dhuratë.
Por duket se dhurata në fjalë nuk ishte e kompletuar totalisht pasi mbrëmja e kaluar e gjeti Josen duke ‘kompletuar’ atë teksa i bleu edhe një ‘Dorezë’ më speciale e cila shërben për të luajtur me produktin në fjalë. /Prive.al/