Gëzim i madh për Ema Ukën: Aktorja bëhet teze për herë të parë

By

Aktorja Ema Uka e cila u bë e njohur për masën me rolin në serialin ‘O sa mirë’, e me largimin e saj nga seriali disa sezone më vonë, mërziti shumë nga adhuruesit e saj.

Largimi nga Kosova ishte arsyeja kryesore që shtyri Emën të marr këtë vendim meqenëse ajo tani po jeton në Holandë ku dhe morri nënshtetësi holandeze vetëm pak muaj më parë.

Me të gjitha ndryshimet në jetën e saj kohëve të fundit, ajo sot ka fituar një titull të ri atë të tezës.

Motra e saj, Donika Uka ka sjell fëmijën e parë në jetë duke bërë kështu që dhe Ema të gëzohet, pasi që bëhet teze për herë të parë. Gëzimi e ndjenja pa dyshim që është e madhe , gjinia nuk është bërë e ditur tani por një foto të postuar me motrën disa muaj më parë ajo ka treguar që janë në pritje të nipit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm