Këngëtarja e njohur, Teuta Kurti, ka kohë që epitetin e të qenurit nënë e ka shijuar për herë të dytë edhe atë në një formë mjaft të veçantë.
Ajo i solli në jetë dy fëmijë binjakë gjinitë e të cilëve ishin djalë dhe vajzë. Dar dhe Danah ishin emrat me të cilit ajo i pagëzoi fëmijët duke e bërë kështu vajzën e madhe Ayan me një motër e një vëlla.
E duket se me ‘kompletimin’ e familjes edhe surprizat do të kenë tjetër kuptim.
Me që jemi në prag të festave të fundvitit këngëtarja zgjodhi një mënyrë mjaft të veçantë që t’i surprizojë ata duke i’u bërë atyre kështu një set profesional të fotografive.
Ideja duket briliante pasi që fotografitë natyrisht se do të mund të ruajnë një kujtim përgjithmonë.
Më poshtë mund të shikoni edhe fotografitë në fjalë. /Prive.al/