Supriza nga Ledri po vjen më herët nga ç’pritej

By

Në vazhdën e shumë projekteve muzikore të suksesshme nga Ledri Vula, pak ditë më parë iu njoftuam se së shpejti nga Ledri vjen një tjetër bashkëpunim.

Reperi do jetë mysafir në projektin e ri të Vig Poppas që siç duket nuk do të vij në interval kohor të largët nga ‘Beautiful’ dhe ‘Nuk ma la’.

Prive.al mëson se tashmë vetëm sa kanë filluar xhirimet e videoklipit të projektit të dyshes, si indikacion i qartë që gjithçka do publikohet brenda pak javësh.

Mbetet të shihet në pak kohë se çka kanë përgatitur për fansat Vig Poppa dhe Ledri.

 

Artikuj të ngjashëm