Super në formë! Gili publikon këngën e re ritmike dhe po duket 20 tejet elegante (VIDEO)

By

Këngëtarja e famshme kosovare e njohur me nofkën Gili, ditë më parë lansoi një këngë baladë, e cila ishte një vuajtje dashurie.

Por Fevzie Berani, tani vendosi që të vijë me ato këngët ritmike të cilat ajo di t’i bëjë në bashkëpunim me bashkëshortin e saj Ilir Beranin.

Me një super formë fizike, këngëtarja po duket tejet elegante në klipin e ri të këngës “Ashiqare”, ku iu rikthye stilit të saj të mëparshëm me plot shkëlqim e ngjyra.

Gili siç ka treguar edhe për Prive muaj më parë, ka arritur të heqë 27 kilogramë përmes një diete keto, e cila ka bazë proteinike dhe po duket tejet fit. /Prive.al

Këngën e Gilit mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=vs_DsuqZQ5Y

Artikuj të ngjashëm