Tash e disa javë, në rrjete sociale postimet po i bëjnë me një paralajmërim më ndryshe.
‘Kohë e re po vjen’ – është një ndër përshkrimet që po haset shpesh në llogaritë në rrjete sociale të anëtarëve të Babastars.
E duket se këtë nuk po e thonë kot por për faktin se janë duke punuar në përplot projekte të reja.
Këngë të gjithë bashkë, solo e në duete janë në agjendën e djemve të Babastars që synojnë ‘bombardimin’ me projekte gjatë këtij viti.
Ndër ta, edhe një projekt i Skivit të cilin ai e ka ndarë në rrjetet sociale për pak sekonda me fansat.
Nga aq shkurt sa është videoja, vërehet një ritëm më ndryshe që me gjasë i shkon përshtati ‘kohës së re’.
Risitë në shumicën e rasteve rezultojnë të jenë të suksesshme dhe mbetet të shihet nëse njejtë do rezultoj edhe për Babastars. /PRIVE.AL