Sunny Hill në Prishtinë dhe Tiranë, Veliaj: Një super lajm për të gjithë!

By

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi është konfirmuar se Festivali ‘Sunny Hill’ do të mbahet edhe në Prishtinë.

Festivali i këtij viti është kthyer në Prishtinë, ku do të mbahet në datat 4,5,6 dhe 7 gusht, derisa në Tiranë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Erion Veliaj shkroi:

“Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.
Një super lajm për të gjithë”!, përfundoi Veliaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm