Sunny Hill po ‘heq’ vizat përmes muzikës.
Në postimet e reja të festivalit në rrjete sociale, është vendosur “Më lë të lirë”, si moto për mosliberalizimin e vizave për kosovarët.
“11 vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u çliruar”, thuhet në postimin e festivalit, njofton Klankosova.tv.
Sunny Hill tashmë ka hapur dyert që në orën 12:00 dhe do të jenë të hapura deri në 22:00.
Nga sot deri më 7 gusht, artistë të famshëm në botë dhe yje vendor do të kujdesen për të krijuar super-atmosferë përmes muzikës.