Ditë më parë, fansat e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj – Meda u shqetësuan.
Ishte një postim në profilin e këngëtarit i cili gjoja akuzonte Lulen për tradhëti, ai që mbushi portalet me pikëpyetje mbi raportin e çiftit.
Nuk u desh shumë kohë që të kuptohej se bëhej fjalë për një sulm ndaj llogarisë së Medës në Instagram, e cila u rikthye brenda pak ditësh.
Por, ata që po ia kanë inat këngëtarit duket se janë të shumtë dhe nuk po heqin dorë
Profili i sapo rikthyer është sulmuar sërish dhe si rrjedhojë, Meda nuk e kontrollon tashmë Instagramin. /Prive.al