Qyteti i Stambollit u shokua mbrëmë nga dy sulme terroriste që lanë të vdekur rreth 29 persona e të plagosur mbi 166.
Ngjarja që ndodhi afër stadiumit ku zhvillohej derbi futbollistik fatmirësisht nuk shënoi ndonjë viktimë apo të plagosur shqiptar por të shumtë kanë qenë ata që kanë rastisur të jenë afër vendit ku ndodhi ngjarja.
Mes tyre, edhe këngëtarja ë njohur Zanfina Ismaili e cila dje pasdite ka marrë rrugë drejt qytetit turk.
Fatmirësisht, ajo është gjendur në një tjetër zonë të Stambollit duke i shpëtuar sulmit terrorist që la shumë pasoja. /Prive.al